Integrimi
Maudet: Të dënuarit në Zvicër të vuajnë dënimet në Kosovë
Një masë e tillë e propozuar nga ministri i Gjenevës, që do t'i përfshinte të burgosurit kosovarë në Zvicër, mund të shndërrohet në një shans për t’i përmirësuar kushtet e burgjeve, si dhe për ta zhvilluar sektorit e drejtësisë në Kosovë
Zgjidhja për të zbrazur burgjet mund të gjendet edhe jashtë vendit. Kjo zgjedhje, e cila ka për qëllim transferimin e të burgosurve në jugun e Gjermanisë është biseduar ditët e fundit nga ministri i Jura-s, z. Charles Juillard, i cili kryeson Konferencën latine të Shefave të Policisë. Por në Gjenevë, nga ana tij, Këshilltari Pierre Maudet përkrah një zgjidhje të ndryshme, të cilën e konsideron më bindëse: ai propozon që të burgosurit të bëjnë dënimin e tyre në vendin e tyre të origjinës.
Vendosja e të burgosurve në jug të Gjermanisë mund të jetë një ide interesante, por sipas tij, kjo vendosje paraqet probleme ligjore serioze. Prandaj, ministri i Gjenevës cek një tjetër zgjidhje, e cila do të ishte me afat të mesëm dhe që synon dërgimin e të burgosurve në vendin e tyre të origjinës, edhe në qoftë se ata nuk janë dakord. Asambleja federale ka ratifikuar vetëm një marrëveshje me Kosovën, e cila lejon transferimin e të burgosurve pa pëlqimin e tyre dhe shumë vende anëtare të Këshillit të Evropës gjithashtu pranojnë një parim të tillë. Por, Z. Pierre Maudet tha për Radio Televizionin Zviceran (RTS) se gjithashtu do të shqyrtojë nëse këto marrëveshje janë aplikuar me të vërtetë.
Ai është shprehur për radion e lartpërmendur dhe ka rikujtuar se « është sikur çështja e marrëveshjes për dëbim, ju e dini se kur doni të dëboni persona të huaj pa leje qëndrimi të rregullt, është e nevojshme të kemi protokolle të veçanta që tregojnë se si duhet të ndodhë ajo dhe si duhet të ndiqet rregullorja », ka thënë ai.
Maudet dëshiron të shtyjë konfederatën zvicerane për të bërë marrëveshje për kthim, qoftë edhe me vendet joevropiane, duke përfshirë edhe Maghreb-in. Por kjo kërkon që kushtet e burgosjes të jenë në përputhje me standardet evropiane. Prandaj, Pierre Maudet propozon që një pjesë e ndihmës për zhvillim të ndahet për këtë detyrë. Ai pohoi se “me të gjitha ndihmat për zhvillim dhe bashkëpunim që shpalosen në këto vende do të ishte një punë e mençur nëse investojmë në trajnimin e rojave, trajnimin e policisë lokale në vend për të arritur në standardet e nevojshëm që kërkojnë të drejtat e njeriut dhe ndoshta edhe që të investojmë edhe në aspekte të infrastrukturave të këtyre burgjeve. Kjo do të kushtojë gjithsesi shumë më lirë sesa na kushton një i burgosur në Zvicër. Sepse është e qartë se kostoja për një ditë burgosje do të ishte shumë më e ulët sesa në Zvicër.
Ministri i Gjenevës do të takohet së shpejti me zyrtarë nga disa vende që kanë shumë shtetas në burgun e Champ Dollon-it. Prandaj, ka shumë gjasa se kjo perspektivë do të mund të jetë e suksesshme, në veçanti me shtetet e Ballkanit.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim