Kosova

Mattis ‘mbështet FSK-në dhe procesin e transformimit të saj’

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Kosovën në procesin e dialogut, por edhe në procese të tjera, thuhet në një komunikatë që lëshoi Qeveria e Kosovës pas vizitës së kryeministrit Ramush Haradinaj në selinë e Pentagonit në Uashington.

“Sekretari Mattis konfirmoi edhe një herë mbështetjen e fuqishme për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe procesin e ndërlidhur me transformimin e kësaj force konform planit strategjik të paraparë”, thuhet në komunikatë.

Haradinaj, në takim me krerët e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, citohet të ketë thënë se ushtria e Kosovës do të jetë “garancë e paqes në vend dhe rajon, multietnike dhe e gatshme për të shërbyer krah ushtrisë amerikane në misione paqësore në botë”.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Pas votimit në Qeveri, procesi ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë atëbotë se autoritetet e Kosovës nuk janë konsultuar me të sa i përket vendimit për miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së