Sport

Matjet zyrtare para meçit Xhoxhaj-Gjiniq

Boksieri shqiptar, Labinot Xhoxhaj, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, të shtunën, më 26 maj, do të ketë meçin e radhës në karrierën e tij, ku do të ndeshet me boshnjakun, Ervin Gjiniq në Glatthof – Villa Miami.

Një ditë para meçit janë zhvilluar edhe matjet zyrtare. Boksieri shqiptar peshonte 93.6 kg, kurse boshnjaku 93.1 kg para këtij meçi, shkruan albinfo.ch.

Boksieri i peshave të rënda, deri më tani ka zhvilluar tetë duele në karrierën e tij, ku gjashtë prej tyre me nokaut.

Në anën tjetër boshnjaku ka shtatë meçe dhe vetëm një humbje deri më tani. Xhoxhaj është përgatitur maksimalisht për këtë meç, dhe pret fitoren e radhës, derisa në këtë mbrëmje do të ketë edhe disa meçe tjera profesioniste, dhe amatore.