Zhvillim

Master klasë dhe koncerte në Gjakovë me mbështetjen nga Bazeli

Në vazhdën e organizimeve të shoqatës Gjakova-Basel, në shkurt u mbajt sërish një Master klasë në Gjakovë për anëtarët e grupit Pirolo Kosova.
Prova intensive u mbajtën nga Ola Sendecka, violinë, Lukas Raaflaub, violonçel dhe Zofia Neugebauer, flautë e programi u përgatit mjaft mirë nga udhëheqësi i orkestrës Pëllumb Vula. U interpretuan pjesë të ndryshme muzikore ndërsa vlen të përmendet simfonia e Haydn-it nr. 39, bëhet e ditur në një informacion të shoqatës në fjalë.

Muzikantët paraqitën dy koncerte mbresëlënëse e të nivelit të lartë në sallën Shkollës së Muzikës ‘Prenk Jakova‘ në Gjakovë.

Televizioni lokal ka dokumentuar koncertin e dytë dhe e ka redaktuar një klip.

Dy ditë më vonë, pjesë të programit u performuan edhe në shkollën e muzikës në Rahovec. Në këtë shkollë, ende shumë të re, nën menaxhimin e Naser Dulës, që nga vjeshta e 2015 tre nxënës japin mësim në violinë, violonçel dhe flaut me mbështetjen financiare nga Fondacioni Pirolo.

Përpos kësaj, Astrit Pallaska, drejton korin e fëmijëve në po këtë shkollë. Mësuesit dhe fëmijët janë të emocionuar dhe po planifikojnë tashmë koncertin e tyre të parë në qershor.