Lajme

Maskat e karnavaleve nga Shqipëria po udhëtojnë nëpër botë

Artistët shqiptarë në mënyrë delikate pikturojnë, prarojnë e stolisin dhjetëra-mijëra maska veneciane që gazmojnë përreth botës

Është bërë e ditur se në një studio të qetë në Shqipërinë Veriore, artistët në mënyrë delikate pikturojnë, prarojnë e stolisin dhjetëra-mijëra maska veneciane që gazmojnë përreth botës. Ato tashmë kanë nisur të vishen për stinën e karnavalit, përcjell albinfo.ch.

Image result for maska karnavalesh që udhëtojnë nëpër botë

Thuhet se rreth 50 veta nga stafi punojnë njërën nga copëzat në fabrikën pranë Liqenit të Shkodrës, e cila eksporton çdo vit deri në 30 mijë maska gjithandej rruzullit.

“Në fillim secila (maskë) është mister, duhet të jesh e duruar për ta bërë atë, por mezi pret të shohësh prodhimin përfundimtar”, ka shpjeguar Nora Gjonaj, artiste 41 vjeçe që ka punuar në Fabrikën e Maskave Veneciane për dy dekada.

Maskat vargëzohen nga mbulesat e thjeshta për sytë deri te copëzat e gjata e me zbukurime për kokën, që kushtojnë nga 20 deri në 1500 euro.

Image result for shqiperia maska karnavalesh që udhëtojnë nëpër botë

Duke qenë se shumica e maskave janë të përcaktuara për tregun venecian – karnavali i të cilit sivjet është anuluar papritur për shkak të shpërthimit të koronavirusit – të tjerat janë nisur në 40 vende të tjera, përfshirë Francën, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australinë.

Kompania merr porosi gjatë vitit edhe nga ata që marrin pjesë në ballo maskaradash, ashtu sikundër edhe prej regjisorëve dhe producentëve të teatrove që kërkojnë costume, transmeton kohanet.

Nicole Kidman dhe Tom Cruise, fjala vjen, kanë mbajtur dy maska të studios në filmin e vitit 1999 të Stanley Kubrickut “Eyes Wide Shut”.

Studioja është themeluar më 1997 nga Edmond Angoni, një shqiptar 64-vjeçar që ka punuar në Itali para se të kthehej në atdhe për të hapur dyqanin e vet.

Image result for shqiperia maska karnavalesh që udhëtojnë nëpër botë

“Secila maskë ka bukurinë, magjinë dhe misterin e vet”, ka thënë ai për AFP-në.

Artistët fillojnë të ndërtojnë një matricë argjile të cilën e mbushin me llaç sa për të krijuar bazën e maskës. Kjo copëz më pas zbutet me letra. Pasojnë një varg hapash të tjerë të përpiktë, për të cilët Angoni thotë se i ndajnë copëzat nga pjesët e tjera.

“Ne i kushtojmë rëndësi anës artistike të maskës, duke i trajtuar ato me afsh e dashuri posi vepra arti”, ka thënë ai.

Vendi i ekspozimit të maskave po bëhet një atraksion në vete për turistët që mund të lexojnë e qëmtojnë paraqitjen e fytyrave, përfshirë maskat luksoze me gjethe argjendi e ari, pendla, diamante dhe perla.

Vizitorët e interesuar mund të blejnë maska apo thjesht të veshin njërën nga to për një hyrje që kushton tri euro./ AFP.

Image result for shqiperia maska karnavalesh që udhëtojnë nëpër botë