CH-Ballkani

Mashtroi qytetarët dhe bankat, burgoset administratori i Spitalit Gjerman

Ai akuzohet se ka mashtruar disa qytetarë duke përfituar prej tyre një shumë prej dy milionë euro

Kishte mashtruar shumë qytetarë, si dhe katër banka të nivelit të dytë. Për këto arsye është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për administratorin e Spitalit Gjerman, Lefter Sulkaj.

Ai akuzohet se ka mashtruar disa qytetarë duke përfituar prej tyre një shumë prej dy milionë euro, transmeton albinfo.ch.

Siç bëjnë të ditura mediat shqiptare hetimet filluan pas kallëzimit të disa qytetarëve, të cilët kanë thënë se janë mashtruar nga ai, por edhe vëllezërit e tij.