Lajme
Mashtrimi me kriptovaluta që dëmtoi Thesarin e Francës
Tre të dyshuarit kryesorë janë arrestuar dhe disa të tjerë janë ndaluar për t’u marrë në pyetje
Autoritetet izraelite kanë arrestuar tre persona, si pjesë e një hetimi për një mashtrim në shkallë të gjerë të kriptove që dëmtoi Thesarin francez.
Administrata Tatimore e Izraelit dhe policia thanë në një deklaratë se ata kishin hetuar një numër të madh njerëzish të dyshuar për pastrim sistematik të parave në muajt e fundit, njofton Reuters.
Një pjesë e parave, siç thuhet, “vjen nga vepra penale të kryera jashtë vendit, duke përdorur monedha digjitale në platforma të ndryshme për të fshehur identitetin e pronarit dhe lëvizjen e parave”, transmeton Albinfo.ch.
“Hetimi u fokusua në një mashtrim në shkallë të gjerë kundër thesarit të shtetit francez që u krye nga Izraeli, si dhe vjedhjen e miliona eurove dhe pastrimin e fondeve duke konvertuar paratë konvencionale në kriptomonedhë”, thuhet në deklaratë.
Hetimi është kryer në bashkëpunim me Europol dhe policinë franceze. Tre të dyshuarit kryesorë janë arrestuar dhe disa të tjerë janë ndaluar për t’u marrë në pyetje, thuhet në deklaratë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










