Lajme
Morën 20 milionë franga për testet që nuk i bënë kurrë, hetohen mashtruesit
Një person nga Rapperswil-Jona është akuzuar për 36 teste të rreme, përfshirë edhe në kohën kur ndodhej jashtë vendit
Sipas një vlerësimi nga shoqata e sigurimeve shëndetësore Santésuisse, rreth 20 milionë franga dyshohet se janë vjedhur me teste korona të faturuara gabimisht, transmeton albinfo.ch. Në disa raste, testet janë faturuar madje disa herë, pa u kryer fare.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Santésuisse, Matthias Müller, të martën në edicionin e mbrëmjes së kaluar të “Tagesschau” në televizionin gjermanishtfolës zviceran SRF.
Shoqata supozon se një për qind e të gjitha testeve janë faturuar gabimisht.
Hulumtimi i “Kassensturz” kishte raportuar për një rast të një personi nga Rapperswil-Jona (St. Gallen), i cili u akuzua për 36 teste të rreme të koronës. Përfshirë edhe në kohën kur ai ndodhej jashtë vendit.
Dhe, ky nuk është rast i izoluar: Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) është në dijeni të mashtrimeve, përcjell albinfo.ch. Siç është shprehur zëdhënësi i BAG, Gregor Lüthy, në Tagesschau, autoriteti ka ngritur një ekip prej tre personash në janar 2022 për t’u marrë me testet që dyshohet se ishin ngarkuar gabimisht.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025