Kosova
Masat që Aeroporti i Prishtinës i ka ndërmarrë për parandalimin e Covid 19
Zëdhënsja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara përmes një konference për shtyp ka njoftuar për masat që ky aeroport ka ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së COVID 19 si dhe sigurimin e udhëtarëve përmes këtij aeroporti, shkruan albinfo.ch.
Gara tha se përveç dezinfektimit të hapësirave nëpër të cilat parashihet të kalojnë udhëtarët, gjithashtu në objektin e aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm ata persona që do të udhëtojnë, pa shoqërues.
Gjithashtu me të hyrë në hapsirat e aeroportit, udhëtarëve do të ju mbatet temperatura dhe në rast se do të kenë temperaturë të lartë, do të njoftohet Instituti i Shëndetësisë Publike, përcjellë albinfo.ch.
Udhëtarëve do të ju duhet të mbajnë edhe distancën e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 1.5m.
Gjithashtu janë rregulluar edhe ulëse me largësi 1.5m, pa maska nuk do të lejohen. Gjithashtu do të ju duhet të kalojnë në një hapësirë ku do të ju dezinfektohen rrobat./albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve