Kosova

Masat në Kosovë: Nga nesër, 24 orë lëvizje e lirë

Që nga nesër, 8 qershor 2020, qytetarët kanë të drejtë lëvizjeje 24 orë. Po ashtu, personat të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës nga cilido shtet, nuk do t’i nënshtrohen masës së vetizolimit shtëpiak 7-ditor.

Ndërsa, në vend të testimit të obliguar për Covid -19 për ata që hyjnë, do të jetë masa e kontrollit nga ekipet mjekësore të QKMF-ve të vendosura në pikat kufitare apo edhe në vetë QKMF-të brenda komunave.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie, ku ka komunikuar masat e reja lidhur me pandeminë Covid-19.

Ai tha se nga e hëna e 8 qershorit hiqet krejtësisht kufizimi i lëvizjes në tërë Kosovën, përcjell albinfo.ch.