Shqipëria
Masat e para për ndalimin e fenomenit të kërkimit të azilit
Në pikat e kalimit kufitar ka nisur të shpërndahen fletëpalosje për ndërgjegjësimin e qytetarëve që të mos abuzojnë me të drejtën e lëvizjes së lirë
Qeveria e Shqipërisë ka nisur të marrë masa për parandalimin e fluksit të azilkërkuesve, pas kërcënimeve që mori nga disa shtete se mund të rikthehet regjimi i vizave.
Në pikat e kalimit kufitar ka nisur të shpërndahen fletëpalosje për ndërgjegjësimin e qytetarëve që të mos abuzojnë me të drejtën e lëvizjes së lirë.
“Sot, nëpërmjet shpërndarjes së këtyre fletëpalosjeve që do t’u vihen në dispozicion të gjithë udhëtarëve shqiptarë, kërkojmë që t’i ndërgjegjësojmë ata që të plotësojnë me përpikëri kriteret e lëvizjes së lirë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që Shqipëria të mos ndihet e rrezikuar nga fenomeni i azilkërkimit, i cili është ngritur si një shqetësim nga disa prej vendeve të BE-së”, ka thënë zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, raporton TCH.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos shkelin rregullat e lëvizjes së lirë, pasi shanset për të përfituar azil janë zero. Vetëm gjatë muajit gusht janë kthyer 177 shtetas shqiptarë, të cilët nuk kanë plotësuar kriteret e lëvizjes së lirë në vendet e zonës Schengen.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











