Kuriozitete
Masakër ndaj gomarëve, kërcënohet me dy vjet burgim
Gjuetari zviceran, José R. (40), më 24 maj të këtij viti do të duhet të paraqitet para një gjykate franceze. Mbi të rëndon akuza për vrasjen e katër gomarëve dhe mund të dënohet me dy vjet burgim
Ishte një konfuzion i supozuar që Fanfanit (19), Moustique (19), Mistralit (17) dhe Ulule (7) u kushtoi me jetë. Nga mesi i muajit shtator, portugezi me pasaportë zvicerane, José R. (40), mori pjesë në një gjueti drerësh në lokacionin francez Arith, rreth 65 kilometra në jug të Gjenevës. Gjatë gjuetisë, gjuetari ka shtënë mbi një grup gomarësh. Ai vrau dy gomarë, ndërsa dy të tjerë i plagosi aq rëndë sa që veterinari është dashur t`ua shkurtojë vuajtjet.
“Gjuetari ka kryer një masakër të vërtetë”, ka pohuar Ariane Kabsch, avokatja e pronares së dëmtuar të firmës së gomarëve. “Hetimet e autoriteteve franceze kanë dëshmuar se gjithçka ka qenë shumë më keq se sa ishte paramenduar”.
Së bashku me të vëllain, ai ishte ftuar në gjueti nga një shoqatë franceze, shkruan “Blick”, përcjell albinfo.ch. Ata iu bashkuan gjuetarëve francezë dhe filluan gjuetin e drerëve. Mirëpo, në vend të drerëve, gjuetari zviceran qëlloi në gomarë.
Firma në fjalë edhe sot e kësaj dite i vajton gomarët e vrarë. “Pronarja u përkujdes për kafshët dhe kishte marrëdhënie të shkëlqyeshme me ta. Tani ajo është shkatërruar tërësisht”, ka pohuar avokatja mbrojtëse, duke kërkuar kompensim në të holla.
Gjuetari kërcënohet me burgim deri në dy vjet, gjobë prej 30 mijë eurosh si dhe kompensim të lartë në të holla për keqtrajtim të rëndë dhe mizorisë ndaj kafshëve.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind