Lajme
Masa të rrepta në Mal të Zi për shkak të COVID-19
Masat e reja epidemiologjike në Mal të Zi, të cilat janë në fuqi nga sot, ndalojnë festimet e Vitit të Ri në natyrë, dasmat në ambiente të hapura dhe të mbyllura, si dhe punën e lokaleve të natës.
Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Borovinic Bojovic, tha të premten se beson se vendimi për ndalimin e pritjeve në ambient të hapur do të jetë përfundimtar, pasi siç tha ajo, është e vështirë të përmirësohet situata në afat të shkurtër.
Masat aktuale në Mal të Zi janë:
1. Ndalohet organizimi i festimeve të Vitit të Ri në ambient të hapur (koncerte, tubime masive etj.)
2. Ndalohet organizimi i dasmave në ambient të hapur dhe të mbyllur,
3. Puna e klubeve të natës është e ndaluar,
4. Orari i punës i objekteve hotelierike është i kufizuar deri në mesnatë,
5. Ndalohet organizimi i ekskursioneve, festimeve private dhe ditëlindjeve,
6. Qëndrimi në shtëpi dhe apartamente u rekomandohet vetëm anëtarëve të së njëjtës familje,
Ndërkohë, Qeveria po shqyrton ende mundësinë e vendosjes së detyrimit për të pasur një certifikatë dixhitale kombëtare për COVID për të gjithë administratën publike – shëndetësi, arsim, administratë policore, ushtri – që nga 1 dhjetori.
Gjithashtu, nga 1 dhjetori, nëse miratohen këto masa, certifikata dixhitale kombëtare për COVID do të jetë e nevojshme për hyrje në transportin publik, qendrat tregtare, palestrat, ambientet e biznesit dhe objektet afariste, në të cilat aktivitetin e kryejnë më shumë se tri kompani, pra sipërmarrës dhe objektet sipërfaqe mbi një mijë metra katrorë, në të cilat kryhet shitja me pakicë e mallrave joushqimore.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik