Kuriozitete
Martesë masive në mes të akullit
34 çifte kineze, pavarësisht temperaturës jashtëzakonisht të ulët, janë martuar në një ceremonia masive në qytetin Harbin, të njohur për festivalin e skulpturave nga bora dhe akulli.
“Ishte ëndrra ime e fëmijërisë që të martohem në këtë vend me botë. Dhe për të realizuar ëndrrën time, bashkëshorti im tashmë kishte plotësuar një aplikacion”, tha 27-vjeçarja Qin Lele, përcjell albinfo.ch.
Çiftet ishin të veshura me pallto e xhaketa mbi kostumet e fustanet e martesës, derisa parakaluan mbi një qilim të kuq të mbuluar nga bora.
Festivali i 34 i borës dhe akullit që mbahet në këtë qytet ka filluar të premten e shkuar dhe do të zgjasë derisa bora fillon të shkrihet në shkurt. Festivali i ftohtë, përndryshe shënohen me shumë lloje të aktiviteteve dhe tërheq disa milionë turistë nga e gjithë Kina dhe përtej.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?