Shkurt.ch
Marshon me arkivol në krah, për lirinë e Tibetit
Përmes këtij marshimi ai ka përkujtuar 42 tibetas të cilët gjatë dy viteve të fundit kanë djegur veten në shenjë proteste
Tibetasi Loten Namling pas një marshimi të gjatë ka arritur dje në Gjenevë, për ku ishte nisur nga Berna në mesin e muajit maj. E veçanta e këtij marshimi qëndron në faktin se Namling bartte me vete një arkivol ndërsa me këtë aksion ai ka pasur për qëllim të tërhiqte vëmendjen mbi gjendjen e rëndë të popullit të Tibetit nën sundimin kinez.
Në arkivolin e tij të zi, Namling kishte shkruar “Free Tibet”. Ai ka thënë se po bartte dy kumte: Liri për Tibetin dhe kulturën e tij si dhe kthimin e Dalay Lamës nga ekzili. Sipas tij, OKB-ja nuk po ndërmerr asgje kundër mbajtjes nën pshtim të Tibetit nga Kina.
Përmes këtij marshimi ai ka përkujtuar 42 tibetas të cilët gjatë dy viteve të fundit kanë djegur veten në shenjë proteste.
Në arkivolin e tij, Namling po bartte rrobat, ushqimin, një shator dhe një instrument muzikor tibetas. Pas mbërritjes në Gjenevë të marshuesit, i cili jeton prej 22 vitesh në Zvicër, është mbajtur një koncert në të cilin kanë marrë pjesë një numër grupesh muzikore.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?