Shkurt.ch

Marrëveshje për kthimin e refugjatëve nigerianë

Ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga ka nënshkruar sot me ministrin nigerian të punëve të jashtme Odein Ajumogobia një marrëveshje për pranimdorëzimin e refugjatëve nigerianë në vendin e tyre.

Me këtë rast Zvicra ka siguruar autoruitetet nigeriane për mbështetje të vazhdueshme të refugjatëve të kthyer për riintegrim të tyre në vendin e prejardhjes.

Marrëveshja e nënshkruar sot, është negociuar në nëntorin e vitit të kaluar, shkruan tagesschau.ch. Ajo parasheh bashkëpunim të Zviucrës me Nigerinë, veç tjerash në arsimimin e refugjatëve që kthehen vullnetarisht si dhe në stimulimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nigeri.