Zhvillim
Marrëveshje në mes të dy asociacioneve biznesore
Marrëveshja është lidhur në mes të kryetarit të Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, Stefan Sarkani dhe kryetarit të të Rrjetit të Biznesit Shqiptar në Zvicër, Fehmi Fetahu

Të premten, në lokalet e Ambasadës së Kosovës në Bernë është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Zvicrës dhe Odës Ekonomike Zvicër Kosovë. Këto dy asociacione si fushë veprimi kanë bashkimin e bizneseve shqiptare dhe atyre zvicerane në Zvicër me qëllim bashkëpunimi dhe investimi në Kosovë respektivisht edhe në trojet tjera shqiptare.
“Marrëveshja e nënshkruar e bashkëpunimit ka për qëllim të realizojë të gjitha çështjet tregtare, bankare, të tundshmërisë dhe të patundshmërisë, drejtimin dhe administrimin e kontratave afariste që kanë të bëjnë me shitjen, importin dhe eksportin e mallrave, si dhe të gjitha operacionet tregtare dhe financiare”, thuhet veç tjerash në tekstin marrëveshjes që e ka siguruar albinfo.ch.
Marrëveshja për bashkëpunim është lidhur në mes të kryetarit të “Odës Ekonomike, të Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër-Kosovë në njërën anë, Stefan Sarkani dhe kryetarit të të “Rrjetit të Biznesit Shqiptar në Zvicër, Fehmi Fetahu, nga ana tjetër, në praninë dhe mbështetjen e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj.
Me këtë marrëveshje këto dy asociacione synojnë ngritjen e bashkëpunimit në nivel më të lartë dhe fuqizimin e rolit të tyre në drejtim të përmbushjes së synimeve të tyre të përbashkëta.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)