Shqipëria
Marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, lejohet hyrja pa testin Covid
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, pa test Covid deri në orën 22:00
Duket se pas situatës së krijuar në kufirin me Greqinë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe Ministria e Mbrojtjes kanë konfirmuar se deri më 22:00 sot dy pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës do të jenë të hapura pa kuota dhe pa test negative Covid-19 me vete, përcjell albinfo.ch.
Sot, deri në orën 22:00 do të jenë doganat hapur ndërkohë prej nesër do të hyjë në fuqi masa e re e Greqisë me test negativ të COVID-19, formularin e përkthyer në anglisht apo dhe atë në adresën greke.
Sipas ministres Olta Xhaçka, sot deri në 22:00 do të jenë doganat hapur ndërkohë prej nesër do të hyjë në fuqi masa e re e Greqisë me test negativ të COVID-19, formularin e përkthyer në anglisht apo dhe atë në adresën greke,
‘’Kakavija dhe Kapshtica do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00. Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negative. Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negative. Orari i ri për ditën e sotme pas bisedimeve me palën greke’’, tha Xhaçka.
Po të njëjtat burime bënë me dije se është e pamundur që të gjithë qytetarët që sot janë në radhë në pikat kufitare të kalojnë. Por nga nesër qytetarëve që u lejohet të ikin në Greqi duhet të kenë me vete domosdoshmërisht testin negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë, vërtetimin e përkthyer në anglisht si dhe formularin e plotësuar në adresën e autoriteteve greke.
Sa i përket marrëveshjes së sotme nuk dihet nëse ajo vlen vetëm për Kakavijën apo dhe për Kapshticën, ku tek kjo e fundit para disa orësh pala greke mbylli doganën.
E-Diaspora
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999” Mjetet nga shitja e librit do të përdoren për krijimin e një faqeje interneti në të...
-
Tryezë e rrumbullakët në Lozanë
“Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” flasin me profesionalizëm për krizën e mungesës së talenteve në Zvicër
-
“Ballë për ballë”, një perspektivë shqiptare në podiumin ndërkombëtar të fotografisë
-
Angli: Policia i gjen shqiptarit 8.000 mesazhe për shitje kokaine
-
Qarkullonte me drogë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Pritje në Kantonin Obwalden për Konsullin e Kosovës në Cyrih Shefi i Konsullatës, Vigan Berisha është pritur nga drejtori i ekonomisë në Qeverinë e Kantonit, Othmar...
-
3.5 milionë zviceranë janë të varur nga telefonat inteligjentë
-
Çmimet e parkimit në Zvicër po rriten më shpejt se inflacioni
-
Vizat Shengen, vetëm në formë dixhitale
-
Zvicër: Fondet e papunësisë do të rimbursohen vetëm me shpenzimet reale