Lajme
Marrëveshje e re pagash për 2.5 milionë punonjës në sektorin publik të Gjermanisë

Pas negociatave të ashpra në Potsdam, është nënshkruar një marrëveshje e re pagash për 2.5 milionë punonjës të sektorit publik në Gjermani, bazuar në rekomandimet e një komiteti arbitrazhi. Marrëveshja do të ofrojë një rritje të pagave prej 5.8 për qind për 27 muaj, duke përfshirë dy rritje të mëdha pagash.
Nga 1 prilli, pagat do të rriten me tre për qind, ose të paktën 110 euro më shumë në muaj. Një rritje tjetër prej 2.8 për qind është planifikuar për majin e vitit të ardhshëm. Po ashtu, do të rriten bonuset për punë me turne dhe paga e muajit të 13-të do të rritet nga viti 2026. Kjo mund të zëvendësohet me pushime shtesë deri në tre ditë, dhe nga viti 2027, punëtorët do të përfitojnë një ditë shtesë pushimi si standard, transmeton albinfo.ch.
Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, tha se qeveria ka bërë maksimumin e mundshëm, duke marrë parasysh kufizimet e buxhetit, ndërkohë që kreu i sindikatës Verdi, Frank Werner, e cilësoi marrëveshjen si një “rezultat të vështirë në kohë të vështira”.
Marrëveshja vjen pas javëve të negociatave të ashpra ndërmjet punëdhënësve të qeverisë lokale dhe federale, sindikatës Verdi dhe sindikatës DBB, dhe do të ndalë grevat në transportin publik, klinikat, depozitimin e mbeturinave dhe shumë shërbime të tjera deri në mars 2027. Megjithatë, nuk është arritur ende një marrëveshje për pagat midis sindikatës Verdi dhe operatorit të transportit të Berlinit, BVG, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjike në Austri: Ndërron jetë në aksident i riu nga Kosova Një aksident fatal trafiku në Austri i ka marrë jetën të riut nga Kosova, Albion Bardhi,...
-
Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez
-
Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, kantoni më i pasur në Zvicër Gjeneva ka dalë si kantoni më i pasur në Zvicër për vitin 2024, duke shënuar një...
-
Përdorimi i maskave për t’i ikur ndalimit të mbulimit të fytyrës, turistët arabë gjejnë zgjidhje kreative
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026