Lajme

Marrëdhëniet Zvicër-BE: Këshilli Federal miraton mandatin “përfundimtar” të negociatave

Berna dhe Brukseli janë duke u përgatitur për të rifilluar bisedimet dypalëshe prej disa vjetësh, që kur Zvicra u largua nga negociatat në maj të vitit 2021.

Gjatë takimit të së premtes, qeveria i dha dritën e gjelbër mandatit të negociatave me Bashkimin Evropian në “formën e tij përfundimtare”, tha Këshilli Federal në një deklaratë për shtyp.

Mandati i miratuar merr në konsideratë rezultatet e konsultimeve me komisionet e punëve të jashtme dhe grupet e tjera parlamentare, kantonet, si dhe sektorët socialë dhe ekonomikë, transmeton albinfo.ch.

Me fjalë të tjera, të gjithë të interesuarit për marrëdhëniet Zvicër-BE kanë pasur rastin të thonë fjalën e tyre.

Negociatat do të fillojnë sapo Komisioni Evropian të ketë miratuar mandatin e tij përfundimtar, që pritet dikur këtë muaj, shkruan thelocal.