Sporte Luftarake

Marku përballet sonte me boksierin britanik

Marku, i bindur “100 për qind” për fitore

Është bërë e ditur se Florian Marku dhe Rylan Charlton do të përballen sonte në kuadër të peshave të lehta në boks, përcjell albinfo.ch.

Boksieri shqiptar sonte është i gatshëm vetëm për një fitore bindëse.

“Mezi kam pritur për këtë ditë prej padrejtësisë ndaj meje në përballjen e fundit. Jam i lumtur që Rylan është i pamposhtur, pasi mua më pëlqejnë përballje të tilla”, ka thënë Marku.

I pyetur nëse do të fitojë me nokaut, Marku u përgjigj: “100 për qind”.

Ndryshe, përballja e sontme zhvillohet në “Wembley”, në Londër.