Lajme
Mark Lajçaj, shqiptari në Austri i infektuar me Covid 19
Puna me turistë të shumtë, të cilët ishin në Landeck për turizëm dimëror (skijim) duket se i solli si “dhuratë” edhe këtë virus
Numri i infektuarve deri me tash në Austri ka kaluar mbi 6 mijë, ndërsa fatkeqësisht të vdekur janë 42 persona.
Shqiptari Mark Lajçaj nga Mali i Zi është njëri nga të infektuarit në Austri.
Marku jeton me familje në Landeck, në landin Tirol dhe punon si taksist. Puna me turistë të shumtë, të cilët ishin në Landeck për turizëm dimëror (skijim) duket se i solli si “dhuratë” edhe këtë virus. “Nuk e di nga më ka ardhur virusi. Sigurisht nga kontakti që kisha me qindra dhe mijëra turistë që ishin për turizëm”, tha Marku për “albinfo.ch“.
Lajçaj tregon se nuk kishte fare simptoma, por duke ditur për punën që bënte dhe përhapjen e shpejt të virusit në këtë vend, ai kishte shkuar vullnetarisht ta bënte testin duke besuar që është negativ. „E bëra testin vetëm që ta heqja merakun. Analizat e gjakut më dolën mirë, ndërsa analizën e fytit me thanë se duhet të pres dy ditë për rezultatet. Kur më erdhën rezultatet në shtëpi, pash që jam i infektuar me virus. Më besoni, mendoja se mos i kanë ngatërruar analizat. As tani nuk kam ndonjë simptomë të theksuar, përveç një kollitje të thatë”, shpjegon ai.
Tash, Marku është prej mbi 10 ditësh në karantinë, i izoluar në një dhomë të vetme në shtëpinë e tij, shkruan albimfo.ch. “Më duhet 14 ditë të rri i izoluar. Nuk kam kontakt me asnjë anëtar të familjes, pos bashkëshortes kur më sjell ushqim apo gjëra tjera të nevojshme për mua, sigurisht e maskuar dhe me kujdes të shtuar. Deri më tash anëtarët tjerë të familjes janë të gjithë shëndosh e mirë, nuk kanë asnjë simptomë. Unë jetoj me bashkëshorten, fëmijët dhe dy prindërit. Babai e ka bërë testin dhe fatmirësisht ka dalë negativ. Jemi duke u kujdesur maksimalisht secili anëtar i familjes të vet izolohemi me kushtet që kemi në shtëpi”, shprehet ai për albinfo.ch.
Landi Tirol është më i prekuri në gjithë Austrinë. Marku thotë se i gjithë vendi është në karantinë dhe përveç rregullave shtetërore, janë vetë qytetarët që kujdesen maksimalisht për shëndetin e tyre.
Ndërkohë në fund të bisedës sonë, Marku jep një mesazh duke thënë se duket ky virus ka rënë në botë, për të treguar se dashuria ndaj familjes, ndaj të afërmit dhe shëndeti për vetveten duhet të jetë më i madh se lakmia pas pasurisë dhe biznesit.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë