Shëndetësi

WHO: Marihuana mjekësore s’është e dëmshme për njeriun

Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) zyrtarisht i ka dhënë dritën e gjelbër aprovimit të ‘cannabidiolit’ një përbërësi në marihuanën mjekësore, duke thënë se nuk është drogë e rrezikshme.

Përbërësi, i njohur edhe si CBD, mund të jetë i efektshëm në trajtimin e kancerit, Alzheimerit dhe epilepsisë. Tani WHO ka thënë se nuk është i rrezikshëm dhe nuk shkakton varësi.

“Të dhënat e fundit nga studimet me kafshë dhe njerëz kanë treguar se përdorimi i saj mund të ketë disa vlera terapeutike për krizat me epilepsi dhe disa kushte të tjera. Provat tregojnë se ‘cannabidioli’ nuk mund të abuzohet apo të krijohet varësi prej tij sikurse ‘cannabinoidsat’ tjerë si Tetra Hydro Cannabinoli (THC)”, thuhet në raportin e Komitetit të Ekspertëve të WHO-së, transmeton Albinfo.ch.

Organizata tani pritet që në muajin maj të viti të ardhshëm të lansojë një rishikim të plotë lidhur me këtë përbërës.