Lajme
Marigona Qerkezi nominohet si një nga dhjetë yjet më të mira të “Operawire 2023”
Mrigona Qerkezi – një nga dhjetë yjet e "Operawire 2023"
Sopranoja shqiptare, Marigona Qerkezi, ka arritur të nominohet si një nga dhjetë yjet më të mira në ngritje të “Operawire 2023”, transmeton albinfo.ch.
Në mesin e shumë prej zërave që shkëlqejnë nëpër skena operistike, Qerkezi është vlerësuar për “prezencën e saj komanduese në skenë”. Në artikullin ku listohen dhjetë artistët më të mirë, është dhënë një rezyme e krijimtarisë së sopranos shqiptare.
“Këtë vit, profili i sopranos ka vazhduar të rritet, duke bërë debutimin e saj në Teatro La Fenice, Teatro Carlo Felice dhe Ópera de Oviedo. Ajo bëri edhe debutimin e roleve në “Aida” dhe “I Due Foscari” dhe interpretoi vepra të tilla, si “Anna Bolena” dhe “Ernani”. Në vitin 2024, sopranoja do të bëjë më shumë debutime me role në „la Boheme“, „Norma“ dhe „Il Corsaro“. Ajo gjithashtu do të kthehet në Teatro Carlo Felice dhe Palm Beach Opera dhe do të bëjë debutimin e saj në Teatro Lirico Cagliari”, thuhet në artikull.
E-Diaspora
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur