Mantelbardhët shqiptarë në Zvicër
“Marigona Dent”, shërbime evropiane me çmime kosovare
Në mënyrë që bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë vendit të informohen për mundësitë që ofron stomatologjia në vendlindje, albinfo.ch prezanton profilin e ordinancës “Marigona Dent”
Në lagjen Marigona Rezidence, Çarshia, që është vetëm rreth 10 minuta nga aeroporti i Prishtinës, ndodhet Ordinanca Stomatologjike, “Marigona Dent”. Në një lokacion ideal, larg nga zhurmat e qytetit me parkingje dhe ambiente rekreative përvoja juaj te dentisti bëhet e këndshme.
Ordinancë ka një staf të specialistëve që kryen në mënyrë të bashkërenduar të gjitha shërbimet stomatologjike në një vend.
Në ditët e sotme, kujdesi për dhëmbët, është bërë kërkesë e pa kompromis. Kërkesa për dhëmbë të shëndoshë, por edhe të bukur, është më e madhe se kurrë më parë. Në mënyrë që bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë vendit të informohen për mundësitë që ofron stomatologjia në vendlindje, albinfo.ch prezanton profilin e ordinancës “Marigona Dent”.
Zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë, por edhe qasja në mësimnxënien e vazhdueshme profesionale, ka bërë që, në Kosovë, stomatologjia të avancohet mjaft shumë.
Në mesin e ordinancave stomatologjike, jo të shumta, që i plotësojnë kriteret ndërkombëtare, është edhe “Marigona Dent”. Kjo klinikë shquhet për infrastrukturën dhe aparaturën më moderne, si dhe stafin e specializuar lartë, me përvojë 20 vjeçare dhe me praktika dhe shkollime të vazhdueshme gjithandej Evropës.
“Çfarë e dallon “Marigona Dent” nga ordinancat tjera? Këtu për çdo problem ka zgjidhje. Organizimi i punës ju mundëson kryerjen e shërbimeve në afat kohor shumë të shkurtër. Në rastet më të vështira, shërbimet mund të kryhen për dy herë nga 7-10 ditë qëndrimi në Kosovë. Te ne kryhen shërbimet më të avancuara dentare nga specialistet e fushave përkatëse, thotë Msc.Dr. Eleonora Jakurti Avdiu.
albinfo.ch: A rritet fluksi i pacientëve gjatë pushimeve kur në Kosovë janë mërgimtarët?
Msc.Dr. Eleonora Jakurti Avdiu: Kjo kohë në fakt është sezoni kryesor i punës dhe ne përgatitemi me personel shtesë dhe me orar më të gjatë pune sepse numri I pacientëve shumëfishohet. Në anën tjetër, koha e qëndrimit të bashkatdhetarëve në Kosovë është e kufizuar prandaj ne mobilizohemi që t`ua kryejmë punët sa më shpejt dhe sa më mirë, në mënyrë që atyre të mos u shkojë pushimi duke pritur ordinancave…
A keni ndonjë të dhënë në lidhje me pacientët tuaj, nëse janë kryesisht vendorë apo janë pacientë që vinë nga diaspora?
Gjatë vitit, pacientët tanë janë kryesisht vendorë apo të huaj që punojnë në Kosovë. Ndërkaq gjatë kohës së pushimeve, qoftë ne sezonin dimëror apo atë veror, numri i pacientëve që vijnë nga diaspora, rritet dukshëm. Gjithashtu atyre u jepet përparësi edhe në rezervimin e terminëve. Këtu më duhet të theksoj se mirëkuptimi i vendorëve që tu jepet përparësi bashkatdhetarëve që vijnë nga diaspora është mbresëlënës.
Cilat janë format e pagesave që iu bëjnë pacientët vendorë e cila është forma e pagesës që bëjnë mërgimtarët?
Në Kosovë, shërbimet te stomatologu kryesisht paguhen në dorë, me anë të kartelave kreditore ose në xhirollogarinë bankare. Bashkatdhetarët paguajnë kryesisht në dorë.
Përse mërgimtarët kryejnë në Kosovë vizitat stomatologjike ?
Për disa arsye: e para për shkak të çmimeve dukshëm më të ulëta se në vendet ku jetojnë por jo vetëm kjo. Ata shfrytëzojnë kohën e pushimeve dhe e vlerësojnë punën e shpejtë.
A bëhet fjalë për shërbime më cilësore apo për çmime më të lira? Nëse nuk do të kishit pacientët nga diaspora a do të mendonit për të punuar në sektorin publik?
Fjala është edhe për shërbime cilësore edhe për çmime të lira (nga këndvështrimi i diasporës). Bashkatdhetarët tanë përfitojnë nga fuqia e lirë e punës. Kosova nuk prodhon teknologji e as materiale për nevoja stomatologjike. Ato ne i importojmë nga SHBA dhe Anglia me çmime të tregut. Por fakti se rrogat e stomatologëve dhe personelit ndihmës si dhe qiraja e objekteve është e lirë, na e mundëson të punojmë me çmime që për bashkatdhetarët tanë janë dukshëm më të lira se në vendet ku ata jetojnë. Cilësia e punës është e lartë – ne punojmë me aparaturën më moderne dhe aplikojmë materialet me cilësore.
Ndërkaq sa i përket rëndësisë së pacientëve nga diaspora – ata janë një motor shumë i rëndësishëm në përgjithësi për ekonominë e vendit dhe volumi i punës gjatë kohës kur ata janë në Kosovë shumëfishohet. Kjo, jo vetëm në ordinancën tonë por në të gjithë sektorët. Mirëpo në përgjithësi edhe në Kosovë ka zhvillime: Numri i pacientëve është vazhdimisht në rritje sepse në rritje është edhe vetëdija e qytetarëve për rëndësinë e shëndetit oral por edhe për aspektin estetik.
A është e njëjtë çmimorja e shërbimeve që ofroni sikurse për diasporën ashtu edhe për pacientët nga Kosova ?
Çmimet janë të njëjta. Bashkatdhetarët tanë përfitojnë përpos nga çmimet e ulëta edhe nga orari i zgjatur i punës.
A lini termine gjatë muajve të pushimeve edhe për pacientët vendorë apo vetëm për diasporë?
Parimisht ndarja e termineve bëhet sipas paraqitjes dhe në bazë të problemeve që kanë pacientët. Por siç e thash edhe më lartë, bashkatdhetarëve u jepet përparësi dhe për ketë pacientët vendorë kanë mirëkuptim.
Staf me specializime të larta
Ekipi përbëhet nga: Msc.Dr. Eleonora Jakurti Avdiu, ortodonte me përvojë 17 vjeçare në sektorin publik dhe privat si dhe ne Universitetin e Prishtinës dhe me subspecializime nga ekspertë gjermanë në trajtimin e anomalive ortodontike; Prof. Dr. Teuta Pustina Krasniqi, specialiste e protetikës, Profesor Universitar e doktoruar në Universitetin e Shkupit me përvojë rreth dy dekada; Dr. Sc. Mërgime Prekazi Loxha, kirurge e fytyrës dhe e nofullave, Profesor universitar e subspecializuar në Romë në kirurgjinë estetike; Dr. Dafina Doberdoli, specialiste e stomatologjisë së fëmijëve, doktorante në Universitetin e Zagrebit, si dhe e subspecializuar në Budapest në dizajnimin e buzëqeshjes përmes fasetave estetike me softverin më të avancuar dhe Dr. Blerta Axhemi Xhaferi, specialiste në stomatologjinë preventive.
Informata rreth çmimeve tona
Tek ne çmimet janë të përafërta me ato në rajon. P.sh. vendosja e një implanti kushton 400 €. Një kurorë zirkoni kushton 150 €, vendosja e breketave për drejtimin e dhëmbëve në të dy nofullat sillet nga 1200 deri 1600 euro varësisht nga lloji i breketave.Marigona Dent
Qendra Çarshia – Marigona Residence
10500 Preoce
+386 49 88 49 00
Të gjitha shërbimet dentare në një vend
Në këtë ordinancë, përmes punës ekipore të specialistëve të fushave përkatëse, do t`i gjeni të gjitha shërbimet në një vend, duke filluar nga ato bazike më të thjeshtat që janë kontrollet rutinore; pastrimi i dhëmbëve; shërimi dhe mbushja e dhëmbëve, shërimi i kanaleve, nxjerrjet, punimi i kurorave nga materialet si porcelan, zirkon, e max, punimi i urave, vendosja e implanteve, vendosja e breketave për korrigjimin e anomalive në renditjen e dhëmbëve, punimi i veneers, intervenimet estetike etj. Për shërbimet e kryera lëshohen faturat, përmes të cilave mund të bëhet rimbursimi i të hollave nga kompania e sigurimit.
Artikull i sponzorizuar
Të ngjashme
Të tjera nga Mantelbardhët shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë Gjykata ka konfirmuar se prifti ishte treguar naiv, nisur nga vetë misioni i tij, por se...
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa
-
Zvicra përpiqet të tërheqë sa më shumë milionerë