Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Fatmire Sopës dhe ai i Miradije Maliqit do të promovohen në Bernë Me organizim të Ambasadës të Republikës së Kosovës dhe asaj të Ambasadës të Republikës së Shqipërisë...
-
Lozanë: Organizohet një seminar mbi gjuhën shqipe dhe rolin historik të qytetit të Manastirit
-
Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
-
Kosovarja nga Austria, e pasionuar për trashëgiminë kulturore shqiptare
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Libri i Fatmire Sopës dhe ai i Miradije Maliqit do të promovohen në Bernë Me organizim të Ambasadës të Republikës së Kosovës dhe asaj të Ambasadës të Republikës së Shqipërisë...
-
Nga Vjena, Zvicra, Finlanda e Londra, qytetet e Evropës shkëlqejnë për sezonin e festave të fundvitit
-
Fshatrat më të bukur në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor