Futboll

Maqedonia Veriore kualifikohet në Kampionat Evropian

Goran Pandev ishte hero për maqedonasit me një gol në minutën e 56-të

Maqedonia Veriore për herë të parë është kualifikuar në një Kampionat Evropian.

Maqedonasit fituan 0:1 ndaj Gjeorgjisë me një gol të Goran Pandev, të realizuar në minutën e 57-të, shkruan albinfo.ch.

Kjo ishte e mjaftueshme për të fituar dhe për tu kualifikuar në Evropianin që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Në gjysmëfinale, Maqedonia kishte mundur Kosovën 2:1, kurse në finalen e Play-offit të Grupit D, mundi edhe Gjeorgjinë për të siguruar një biletë për Evropian.

Pjesë e rëndësishme e Maqedonisë janë edhe futbollistët shqiptarë: Enis Bardhi, Arijan Ademi, Ezgjan Alioski, Egzon Bejtualli, Visar Musliu dhe Elif Elmas.

VIDEO