Maqedonia
Maqedonia s’ka ambasadorë në 29 shtete të botës
Pas mbarimit të procedurës, pritet për disa javë të shkojnë në punë e tyre, në Britani të Madhe, Norvegji, Poloni dhe Mal të Zi
Saktësisht 29 është numri ku Maqedonia nuk ka ambasadorë. Ose më mirë thënë, vetëm në 12 shtete në Evropë dhe nëpër botë. Në mungesë të ambasadorëve, zbatuesit e detyrës e përfaqësojnë Maqedoninë, që nuk është niveli që kryesisht e presin shtetet nikoqire.
Mungesën e ambasadorëve si shefa të konsullatave diplomatike, sipas diplomatit Viktor Gaber në një intervistë të TV21, është arsye e mospërfilljes së interesave të Republikë së Maqedonisë, për shkak se ushtruesit e detyrës nuk mund t’i kryejnë të njëjtat obligime si ambasadorët.
Gaber konsideron se Maqedonia ka kapacitete diplomatike që të dërgojë ambasadorë në vendet ku nuk ka.
Por, shton se informatat për pengesat, që ja vendos Kabinetit të Kryetarit të Shtetit Gjorgje Ivanov, i cili, siç thotë, ka refuzuar listën e Qeverisë me propozimet për ambasadorë të ri.
Përafërsisht të njëjtin interpretim e kishte edhe analisti Albert Musliu, i cili shton se Ivanovi edhe nga atje udhëheq me politikat e partisë opozitare të OBRM-PDUKM-së, përcjell albinfo.ch.
Katër shumë shpejt
Musliu shton se ambasadorët do të mungojnë derisa Ivanovi nuk është në pozitë të kryetarit të shtetit.
Para disa ditës, pas tre seancave të pa suksesshme, në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvend, 4 ambasadorë i treguan platformat e tyre diplomatike. Pas mbarimit të procedurës, pritet për disa javë të shkojnë në punë e tyre, në Britani të Madhe, Norvegji, Poloni dhe Mal të Zi.
Maqedonia për momentin nuk ka ambasadorë as në ulësen e OSBE-së në Vjenë, dhe në Kombet e Bashkuara në Gjenevë dhe Nju York.
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025