Zhvillim

Maqedonia për herë të parë shpalos ofertë turistike para zviceranëve

Udhëtimet 3 deri 4 herë në vit, operatorët turistikë zvicerane besojnë se mesatarisht një turist zviceran mund të udhëtojë 5 deri 6 ditë për pushime në Maqedoni

Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit të Republikës së Maqedonisë për herë të parë ka ofruar një ofertë turistike në edicionin e 14-të të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “iViaggiatori” në Lugano të Zvicrës, që po mbahet nga 30 tetor deri më 1 nëntor.

Shumica e ekspozuesve ishin organizata turistike nacionale, hotele, shtete dhe qytetet që nxisin ofertën e tyre turistike.

Disa 26 vende dhe më shumë se 200 stenda janë vizituar nga 11 000 familje zvicerane që janë në kërkim të një destinacioni të ardhshëm turistik, raportojnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch

Edhe pse zviceranët preferojnë të udhëtojnë në mënyrë individuale dhe të pavarur, rreth 30% e tyre preferojnë të udhëtojnë në mënyrë të organizuar përmes një agjencie udhëtimi. Të rinjtë janë më fleksibël, kur është fjala për kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre, por kërkojnë pushime në të cilat gjithmonë përfshihen edhe aktivitete në natyrë.

Ndonëse destinacione më atraktive turistike janë vendet fqinje, vizitorët në panairin në Lugano e kanë parë si mundësi pushimet në një vend që është pjesë e kontinentit evropian.

Udhëtimet  3 deri 4  herë në vit, operatorët turistikë zvicerane besojnë se mesatarisht një turist zviceran mund të udhëtojë 5 deri 6 ditë për pushime në Maqedoni.