Maqedonia

Maqedonia pa ambasadorë në 13 shtete

Maqedonia nuk ka ambasadorë në Bruksel, Londër, Paris, Oslo, Talin, Varshavë, Bukuresht, Bern, Madrid, Pekin, Pragë, Podgoricë dhe Zagreb

Maqedonia ka mbetur pa ambasadorë në 18 shtete, pasi që presidenti Gjorgje Ivanov ka refuzuar t’i akreditoj diplomatët e rinj. Siç raportojnë mediet lokale në Shkup, Maqedonia nuk ka ambasadorë në Bruksel, Londër, Paris, Oslo, Talin, Varshavë, Bukuresht, Bern, Madrid, Pekin, Pragë, Podgoricë dhe Zagreb.

Gjithë ky vakum po ndodhë pasi presidenti i shtetit vazhdon të refuzojë akreditimin e kandidatëve, ndërsa në Qeveri thonë se kryeministri Zoran Zaev është në kontakte me presidentin Ivanov dhe se shumë shpejtë, mosmarrëveshjet do të zgjidhen.

Për momentin janë 13 pozita të lira të ambasadorëve, prej të cilëve 12 janë në shtetet e Evropës, një në Kinë dhe tre pozita konsullore. Ndërsa ka më shumë se dy vjet, që Maqedonia ka mbetur pa ambasador edhe në Misionin e BE-së dhe në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Mirëpo, në Qeveri askush nuk është në gjendje të tregojë se sa ambasador do tu takojnë partnerëve shqiptarë në koalicionin qeverisës, megjithëse thuhet se rëndësi të veçantë do t’i kushtohet faktit që ambasadorët e emëruar, të kenë karrierë diplomatike dhe të jenë profesional e jo të jenë kuadro partiake, transmeton zhurnal.

Për momentin, detyrën e ambasadorit e kryejnë vetëm dy shqiptarë, ndërsa nga 60 gjithsej sa është numri i përgjithshëm i ambasadorëve – 12 duhet të jenë shqiptarë.

Aktualisht, ambasador shqiptarë janë në Kopenhagë dhe Konsullin e Çikagos. Ndërkohë me ndryshimet e fundit të Ligjit për Punë të Jashtme, në dhjetor të vitit 2015, një e treta nga numri i përgjithshëm i shefave diplomacisë emërohen nga radhët e nëpunësve diplomatik me njohuri të larta diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Njëkohësisht, një e treta e diplomatëve të huaj duhet të jenë personalitete të shquara shkencore dhe kulturore nga fusha e politikës së jashtme si dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.