Maqedonia
Maqedonia ndryshon rregullat anti-Covid për gastronominë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme solli vendim për ndryshime dhe plotësime të protokolleve për Covid-19 sa i përket punës së objekteve gastronomike.
Me këto ndryshime dhe plotësime ndërpritet kufizimi i numrit të personave të ulur në një tavolinë kafiterie, restoranti apo restoranti të hoteleve, si në ambient të hapur ashtu dhe në ambient të mbyllur.
Në mënyrë shtesë është hequr edhe kufizimi i numrit të mysafirëve në hapësirat e mbyllura dhe të hapura të objekteve gastronomike, raporton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Me ndryshimet e fundit mund të shfrytëzohet më së shumti 50% e kapacitetit të objekteve. Për organizimin e ahengjeve tjera nëpër objekte gastronomike, vazhdojnë të mbeten në fuqi protokollet dhe masat tjera të deri tanishme.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim