Kosova
Maqedonia ndalon ish-ushtarin e UÇK-së, kishte fletarrest nga Serbia

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, është ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me një fletarrest të lëshuar nga Serbia.
Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se po punon me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të Ramadanit.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Fjala është për z. Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.
Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani”, njofton ministria.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast.
E-Diaspora
-
7 shqiptarë janë arrestuar në Francë, grabisnin rezidencat e figurave publike Raportohet se forcat policore franceze kanë vënë në pranga shtatë persona të dyshuar për një seri...
-
Uniteti i grave shqiptare në Zvicër – reflektim, motivim dhe mbështetje
-
Emigranti që u kthye në Shqipëri e po kontribuon në turizmin lokal
-
Puna “në të zezë” – Stafi i kuzhinës së hotelit dëbohet në Kosovë
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
A keni dëgjuar ndonjëherë për fshatin Château-d’Oex Ky fshat në Zvicër konsiderohet si “kryeqyteti” botëror i balonave...
-
Gjeneva kërkon që qeveria të mbrojë agjencitë që përballen me shkurtimin e ndihmës nga SHBA
-
Parlamenti zviceran miraton taksimin individual të çifteve të martuara
-
Akomodimi i azilkërkuesve: Distrikti Andelfingen mbështetet në zgjidhje të posaçme
-
Gati 50 ujqër u vranë në Zvicrën lindore gjatë një periudhe pesë mujore