Lajme
Maqedonia, me linjë nacionale ajrore ?
Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit e Maqedonisë ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë “InterVISTAS Consulting BV” në Holandë për të realizuar studimin e fizibilitetit për mundësinë e krijimit të një linje nacionale ajrore në Maqedoni.
Studimi duhet të bëhet për katër muaj dhe operatori i përzgjedhur ekonomik brenda 60 ditësh duhet të bëjë përgatitjet dhe të përfundojë fazën e parë të studimit.
Qëllimi i përgatitjes së studimit të fizibilitetit është të ofrojë një pasqyrë të qartë që do të tregojë koston ekonomike dhe në çfarë kushtesh mund të formojnë një linjë ajrore nacionale.
“Qeveria mbetet plotësisht e angazhuar në realizimin idesë për të krijuar linjë ajrore nacionale dhe ka prirje të vazhdueshme të politikave pozitive që kanë për qëllim zhvillimin e trafikut ajror në vend”, transmetojnë mediet në Shkup një deklaratë të Ministrisë së Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












