Maqedonia

Maqedonia, me burgjet më të stërngarkuara

Republika e Maqedonisë së Veriut udhëheq në grupin e nëntë vendeve evropiane, të cilat kanë në burgje më shumë të burgosur se sa vende të planifikuara, thotë Këshilli Evropës.

Në 100 vende të planifikuara të burg, janë vendosur së paku 122 të burgosur, vijon Rumania me 120, Franca me 116, Italia me 115, Moldavia me 113, Serbia me 109, Portugalia me 105, Çekia 105, për 100 vende të parapara, shkruan “Alsat”.

Sipas raportit të Këshillit të Evropës për statistikën vjetore të dënimeve, edhe katër vende janë në listën e stërmbushjes së burgjeve me më shumë të burgosur se sa vende janë planifikuar, edhe atë Greqia me 101, Austria me 100,7,  Sllovenia me 100,5 dhe Danimarka me 100,5, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportit, në Maqedoni numër më i madh i të burgosurve gjenden në burgun e Idrizovës, me gjithsej 1134 të burgosur, ndërsa në burgun hetues të Shutkës janë 108 veta të dënuar dhe 270 persona në paraburgim.

Megjithatë në Maqedoni ka rënë numri i të burgosurve në krahasim me vitin e kaluar për 9,7%, ndërsa zvogëlimi më i madh i numrit të të burgosurve është në Rumani me 16%.