Maqedonia

Maqedonia me mbi 2 milionë banorë

Republika e Maqedonisë sipas të dhënave statistikore në fund të vitit 2016 ka 2.073.702 banorë. Më e zakonshme është gjenerata e re reproduktive, 16,6% janë fëmijë deri më 14 vjet, 13,1% janë mbi 65 vjet, shkruan ‘Alsat’.

Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikës tregojnë se 2.144 njerëz janë larguar nga Maqedonia, kurse 8.887 e kanë ndërruar vendin dhe adresën e banimit, përcjell albinfo.ch.

Gjatë vitit 2016, kanë lindur 23,199 foshnje, të cilat 23.002 kanë lindur të gjallë, dhe 197 foshnje të vdekura.

Në vitin 2016 janë kryer 13,199 martesa, kurse numri i divorcimeve është 1,985. Mosha mesatare e martesave është 26,5 vjet për nusen dhe 29,3 vjet për dhëndrin.

Numri i personave të vdekur në vitin 2016, është 20,421, kurse mosha mesatare tek meshkujt është 70,3 vjet, kurse tek gratë 74,7 vjet.

Si rezultat i rënies së shkallës së fertilitetit dhe rritjes së shkallës së vdekshmërisë së përgjithshme, shkalla e rritjes natyrore është 1,2%( për një mijë banorë) në vitin 2016.