Zhvillim
Maqedonia josh investitorët kosovarë
Gjatë tre muajve të parë të këtij vitit jashtë Kosovës janë investuar mbi pesë milionë euro
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës investimet kanë shkuar kryesisht në Maqedoni dhe Shqipëri, pastaj në Gjermani, Zvicër dhe Holandë. Bëhet fjalë për investime në pasuri të patundshme, por edhe në turizëm dhe ndërtimtari.
Biznismenët kosovarë thonë se vendet fqinje kanë politika fiskale më të favorshme se në Kosovë.
Shumë biznesmenë kosovarë kapitalin e tyre e kanë investuar në vendet fqinje dhe më gjerë, për shkak të fitimeve të larta, të tjerët për shkak të kushteve të pafavorshme të biznesit në Kosovë. Për këtë arsye ata zgjodhën rajonin, veçanërisht Maqedoninë dhe Shqipërinë, ku ka kushte të favorshme për të investuar, transmetojnë mediat në Prishtinë.
Sipas Besnik Kades nga Banka Qendrore, investimet e Kosovës jashtë vendit vitin e kaluar kapin shumën 17.9 milionë euro, ndërsa në tre muajt e parë të këtij viti 5.2 milionë eruo. Për tremujorin e dytë nuk janë publikuar ende statitikata për investimet jashtë vendit, thonë në Bankën Qendrore të Kosovës.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?