Maqedonia

Maqedonia heq TVSH-në nga produktet ushqimore bazë

Lufta në Ukrainë ka ngritur pothuajse të gjitha çmimet e produkteve ushqimore me 20 për qind në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë arsye, të gjitha produktet ushqimore bazë në këtë shtet nga sot do të shiten pa TVSH nëpër markete.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Maqedonia e Veriut ka vendosur të ndalojë përkohësisht eksportin e mallrave të caktuara ushqimore, si përgjigje reciproke ndaj masave të ngjashme të marra nga disa vende të rajonit.