Zhvillim
Maqedonia eksporton në Zvicër më shumë se Kosova dhe Shqipëria bashkë
Në vitin 2016, Zvicra ka importuar nga Kosova mallra me vlerë prej rreth 17 milionë frangash ndërsa nga Shqipëria, rreth 13 milionë. Ndërkohë, importet nga Maqedonia kanë qenë 67 milionë e nga Serbia, 123 milionë franga
Administrata Doganore e Zvicrës udhëheq me përpikëri statistikat lidhur me importet e produkteve dhe shërbimeve për të gjitha vendet e botës dhe sigurisht edhe për ato të Ballkanit Perëndimor.
Albinfo.ch ka kërkuar nga kjo administratë të dhënat për importet e viteve të fundit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia. Kosova si zë i veçantë në të dhënat e kësaj zyre hyn në vitin 2006, ose dy vite para se ajo të shpallej shtet i pavarur. Po ashtu edhe Serbia paraqitet si zë i veçantë vetëm nga viti 2006, kur e zë vendin e Jugosllavisë, e cila zhduket nga kjo statistikë.
Kosova, në vitet kur fillon të figurojë si e mëvetësishme në të dhënat e Administratës Doganore të Zvicrës paraqitet me një vlerë simbolike në tregun zviceran: shifrat e importeve nga Kosova sillen në mes të 200 mijë dhe 500 mijë franga.
Sa i takon Shqipërisë, vlera e importeve në Zvicër e kalon shumën prej një milion frangash vetëm në vitin 2006, për të vazhduar pastaj me një ngritje graduale por jo shumë të madhe.
Disproporcion
Një shikim i përciptë në statistikat e viteve 2010-2016 tregon për një shpërpjesëtim të theksuar sasior në mes të importeve zvicerane nga Serbia dhe nga Maqedonia në krahasim me ato nga Kosova dhe nga Shqipëria. Me gjithë rritjen relative të këtyre dy të fundit, Serbia dhe Maqedonia janë dukshëm më të pranishme në tregun zviceran.
Kështu, në vitin 2010 vlera e importeve të Zvicrës nga Kosova ishte 4 milionë e 936 mijë franga dhe ajo e Shqipërisë 3 milionë e 49 mijë franga. Po këtë vit Zvicra kishte importuar nga Maqedonia mallra me vlerë prej 22 milionë e 384 mijë frangash ndërsa nga Serbia, 66 milionë e 455.41 franga.
Në vitin 2012, vlera e mallrave të importuara nga Kosova në Zvicër është 5 milionë e 729.010 franga dhe ajo e Shqipërisë, 9 milionë e 408.18 franga. Në të njëjtën periudhë, importet nga Serbia janë ngritur në 91 milionë e 441.209 franga dhe ato të Maqedonisë në mbi 73 milionë.
Ngritje e pamjaftueshme e Kosovës dhe Shqipërisë
Nga Shqipëria, në vitin 2013 Zvicra ka importuar mallra në vlerë prej 14 milionë e 168.081 frangash ndërsa nga Kosova, 7 milionë e 127 mijë franga.
Në vitin 2015 nga Shqipëria në Zvicër janë eksportuar mallra në vlerë prej 12 milionë e 823.398 franga ndërsa nga Kosova 10 milionë e 734.504 franga.
Nga Maqedonia në vitin 2015 zviceranët kanë importuar mallra me vlerë prej 65 milionë e 998.273 frangash ndërsa nga Serbia, 97 milionë e 126.997 franga.
Në vitin 2016 Kosova kanë shënuar një ngritje të theksuar në këtë drejtim në krahasim me vitet paraprake. Zvicra ka importuar nga Kosova, mallra në vlerë të 17 milionë e 236949 frangave ndërsa nga Shqipëria, 13 milionë 908.863 franga. Ky dhe është rekordi që është arritur deri më tash!
Gjatë po atij viti, nga Maqedonia në Zvicër kanë hyrë mallra me vlerë prej 67 milionë e 793.638 frangash ndërsa nga Serbia, 123 milionë e 127.327 franga. (b.sh.)
2016
Kosova: 17 milionë e 236949 franga
Shqipëria: 13 milionë 908.863 franga
Maqedonia: 67 milionë e 793.638 franga
Serbia: 123 milionë e 127.327 franga
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane