Maqedonia
Maqedonia e Veriut përgatitet për zgjedhjet presidenciale të së mërkurës
Bëhet e ditur se të mërkurën në Maqedoninë e Veriut do të mbahen zgjedhjet presidenciale, të shtatat që kur vendi i vogël ballkanik fitoi pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991, përcjell albinfo.ch.
Është pothuajse e sigurt se do të ketë një raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale meqë nevojiten më shumë se 50% e 1.8 milionë votuesve të regjistruar të vendit për fitore. Ka paralajmërime që ky raund i dytë do të mbahet më 8 maj, në po të njëjtën ditë kur do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.
Pjesëmarrja duhet të jetë së paku 40% në raundin e dytë që rezultati të jetë i vlefshëm.
Periudha e shkurtër dyjavore e fushatës është fokusuar në përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër varfërisë dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit, raporton “Associated Press”.
Për postin presidencial në garë janë shtatë kandidatë.
Dy kandidatët kryesorë, sipas sondazheve të opinionit, janë presidenti aktual, Stevo Pendarovski, 61 vjeç, i cili po synon një mandat të dytë pesëvjeçar, dhe që po përkrahet nga socialdemokratët në pushtet dhe Gordana Siljanovska Davkova, 70 vjeçe, e cila mbështetet nga koalicioni kryesor i opozitës së djathtë, VMRO-DPMNE.
Kjo shënon herën e dytë që Siljanovska Davkova garon për presidente të vendit, pas humbjes në vitin 2019 nga Pendarovski.
Të dy kandidatët kanë ndryshuar qasjen e tyre ndaj çështjes së anëtarësimin të Maqedonisë së Veriut në BE.
Vendi ka qenë kandidat për t’u bashkuar me bllokun evropian që nga viti 2005, por u bllokua për vite me radhë nga Greqia fqinje për shkak të mosmarrëveshjeve për emrin e vendit.
Kjo u zgjidh në vitin 2018, por Bullgaria që atëherë e ka bllokuar kërkesën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE si shkak i përplasjeve mbi gjuhën dhe trashëgiminë kulturore.
Sofja ka thënë se do ta heqë veton ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE vetëm nëse Shkupi njeh pakicën bullgare me Kushtetutën e vendit.
Negociatat e anëtarësimit në BE nisën, së bashku me Shqipërinë bashkëkandidate, në vitin 2022, dhe procesi pritet të zgjasë me vite.
Pendarovski ka bërë thirrje për ndryshimin e Kushtetutës për të përfshirë pakicën bullgare, ndërsa Siljanovska Davkova këmbëngul se negociatat me BE-në duhet të zhvillohen nën një kornizë të re dhe nuk ka shprehur përkushtim për çështjen e ndryshimit të Kushtetutës.
Lufta kundër korrupsionit është problem tjetër i vendit.
Njërit nga kandidatët për president, Stevço Jakimovskit, i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, pasi është në listën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, si i përfshirë në korrupsion.
Jakimovski nuk është akuzuar për asnjë krim në Maqedoninë e Veriut dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka thënë se Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk ndikon në kualifikimin e tij për të kandiduar për president.
Edhe Pendarovski edhe Siljanovska në fushatën e tyre parazgjedhore kanë theksuar luftën kundër korrupsionit.
Kandidatë të tjerë për president janë edhe profesoresha e drejtësisë, Biljana Vankovska, e cila kandidon për partinë e majtë, Levica, dhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Kandidatë për president të Maqedonisë së Veriut janë edhe dy anëtarë të pakicës etnike shqiptare, ministri aktual i Jashtëm, Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës, dhe Arben Taravari nga partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel