Koronavirusi: çast pas çasti

Maqedonia e Veriut, në mbyllje totale deri të martën

Shteti maqedonras ka ndërmarrë masa të rrepta në funksion të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Gjatë orës policore, e cila ka filluar të premten, në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri të martën në 5:00 të mëngjesit të drejtë lëvizjeje kanë vetëm qytetarët me leje të posaçme.

Objektet fetare mbeten të mbyllura si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, raporton REL, përcjell Albinfo.ch.