Maqedonia
Maqedonia e Veriut kufizon me ligj rritjen e çmimit për ushqimet bazë
Qeveria e Maqedonisë së Veriu ka vendosur kufizime mbi normën e fitimit për produktet kryesore ushqimore.
Në tregtinë me pakicë, norma maksimale e fitimit do të jetë 10 për qind, ndërkohë në tregtinë me shumicë, norma e fitimit nuk do të jetë më e lartë se 5 për qind.
“Me këtë vendim do të kontrollohet që rritja e çmimeve të produkteve themelore të mos ketë ndikim të rëndësishëm në konsumin e qytetarëve, përkatësisht në rritjen e harxhimeve për konsum, duke marrë parasysh se prej 1 marsit pushon vendimi për ngrirjen e çmimeve të produkteve”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Sipas ministrit të Ekonomisë, me kufizimin e normës së fitimit do të ndikohet direkt në uljen e çmimit të këtyre produkteve. Bekteshi njoftoi se vendim do të zbatohet nga 1 marsi i vitit 2022 deri më 31 maj të vitit 2022, ndërsa për tregtarët që nuk i përmbahen këtij vendimi do të ketë gjoba prej 800 deri në 10 000 euro.
Qeveria i ngriu çmimet e mishit, produkteve të qumështit, vajit, miellit, bukës dhe sheqerit më 1 dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të rritjes drastike të çmimeve dhe paralajmërimeve për rritje të mëtejme.
Sipas Entit për Statistika, shtrenjtimi i çmimeve të produkteve kryesore ushqimore të janarit 2022 krahasuar me janarin 2021 janë tejet të mëdha, duke vënë në vështirësi familjet në Maqedoninë e Veriut.
Sipas llogaritjeve të shpenzimeve për muajin dhjetor të vitit 2021, një familjeje prej 4 personave i nevojiten të paktën 569 euro për të kaluar muajin, ndërsa vetëm për ushqim dhe pije i duhen të paktën 15 091 denarë, apo 245 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra