Kosova
Maqedonia e Veriut kërkon lehtësira për hyrje në Kosovë
Maqedonia e Veriut i ka kërkuar Kosovës lehtësira për qytetarët e saj gjatë kalimit të kufirit mes dy shteteve, respektivisht rishqyrtimin e vendimit që parasheh hyrjen në Kosovë me tri doza të vaksinave kundër COVID-19 apo dy doza dhe test negativ PCR.
Kjo është bërë e ditur të dielën, më 23 janar, nga ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Verit, Bekim Sali, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij kosovar, Rifat Latifi.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Sali tha se “ka mirëkuptim për vendimin e Qeverisë kosovare, që ka ardhur duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike në shtetin fqinj, si dhe kapacitetet e tyre për përballjen me këtë valë të virusit”.
Por, në të njëjtën kohë ai tha se i përcolli ministrit Latifi, reagimet e shumta të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për pengesën që ka shkaktuar vendimi në lëvizjen e tyre drejt Kosovës.
“Duke konstatuar bashkërisht se gjendja me pandeminë në të dyja vendet është gati e njëjtë, kërkova nga homologu im Latifi, që ta rishqyrtojnë këtë vendim dhe të kërkojnë një mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve, por edhe të mos pengohet qarkullimi i tyre i lirë”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali.
Masat e reja në Kosovë kanë hyrë në fuqi më 23 janar.
Ndërkaq, vaksinimi në Maqedoninë e Veriut mbetet i ulët përkundër apeleve të shumta të institucioneve për vaksinim si mundësi e vetme për përballje me pandeminë.
Mbi 862,000 persona të Maqedonisë së Veriut kanë marrë nga dy doza të vaksinës, ndërsa numri i përgjithshëm i vaksinave të aplikuara sillet në rreth 1.7 milion doza.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, të dielën ka regjistruar 20 viktima me COVID-19 dhe 1,424 të infektuar. Rastet e reja dolën pas testimit të 5,604 mostrave.
Viktimat janë regjistruar: shtatë në Shkup, tri në Prilep, nga dy në Veles dhe Strumicë si dhe nga një në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Strugë, Bogdancë, Kriva Pallankë.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,218 persona dhe shumica prej tyre janë regjistruar në Shkup.
Sa i përket të infektuarve, më 23 janar autoritetet thanë se 790 raste janë regjistruar në Shkup, ndërsa numër më i vogël në 33 qytete tjera. Raste aktive janë 20,571 persona.
Që nga paraqitja e pandemisë, me COVID-19 janë diagnostikuar mbi 256,000 persona.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra