Shqipëria
Maqedonia e Veriut ia ndalon hyrjen një imami
Imami Ahmed Kalaja përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se i është ndaluar hyrja për në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se këtë e kuptoi derisa ishte nisur të shkonte në një xhami në fshatin Bojanë, por që duke kaluar kufirin, i është ndaluar hyrja.
Në bazë të letrës së publikuar nga vetë hoxhë Kalaja, autoritetet maqedonase e përkufizojnë imamin si rrezik për rendin publik dhe sigurinë kombëtare.
“Open Ballkan; Ballkani i Hapur sa e bukur për të qenë e vërtetë; që një ditë të kalonim kufijtë pa pengesa. Kam udhëtuar kudo në Evropë, edhe në Britani dhe asnjë pengesë. Mirëpo politikat shoviniste të shtetit të Maqedonisë se Veriut ndaj shqiptarëve nuk kanë të sosur”, është shprehur imami nga Shqipëria.
Pavarësisht se isha i ftuar zyrtarisht dhe të gjitha institucionet ishin në dijeni. Arsyeja e ndalimit shprehet në letër; e normalisht nuk ke ku të ankohesh vetëm se te Zoti; që t’ua japë hakun atyre ndaj kësaj sjellje të paprecedente arrogante monstruoze.
Ndoshta institucionet e përfaqësimit të Islamit në dy shtetet, avokati i popullit, Ministria e Jashtme, shteti do të reagojnë. Ndjesë besimtarëve edhe qytetarëve të Shkupit ndaj politikave monstruoze të atyre që i udhëheqin. Agjërim të pranuar e mos i harroni nga duatë ata, po edhe ne që me zemër të përmalluar u nisa për te ju, e nuk erdha dot”.
Imami Ahmed Kalaja
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, e fokusuar më shumë në prodhimin e ushqimeve me bazë bimore sesa shtazore Qeveria refuzon ‘iniciativën për ushqimin’...
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?