Futboll

Maqedonia e Veriut barazon me Moldavinë, luajtën pesë shqiptarë

Në miqësoren me Moldanive, Maqedonia e Veriut ka barazuar në ndeshjen e së premtes që u mbajt në Antalya të Turqisë.

Maqedonia e Veriut dhe Moldavia barazuan me rezultatin 1:1, tre shqiptarë ishin titullar te Maqedonia e Veriut, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi. Nga minuta e 63-të u inkuadrua Agon Elezi, kurse në minutën e 77-të, në lojë hyri edhe Redon Qamili.

Bojan Miovski shënoi për Maqedoninë e Veriut, kurse Vitalie Damascan shënoi për Moldavinë.

Miqësoren e radhës, Maqedonia e Veriut e luan me Malin e Zi, sërish në Antalya të Turqisë.