Maqedonia
Maqedonia do të shpërblejë mjekët që i bindin njerëzit të vaksinohen
Ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se mjekët amë do të shpërblehen me nga 30 denarë (50 centë) për pacient nëse arrijnë t’i vaksinojnë mbi 70 për qind të pacientëve të tyre.
Atanas Llapovski, 40-vjeçar, më 2 dhjetor, solli të ëmën mbi 70 vjeçe në punktin e vaksinimit në Çair të Shkupit për të marrë dozën e tretë të vaksinës. Ai thotë se vendimin e ka marrë pas konsultimit me mjekun amë.
Atanasi tregon se i ka marrë të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit, në gusht të këtij viti. Ai thotë nuk ka asnjë dilemë rreth efekteve të mundshme negative, pas konsultimeve që ka pasur me mjekun amë i cili, siç thotë, e ka të njohur pasqyrën e tij shëndetësore duke qenë se është me vite pacient i tij.
“Doja të vaksinohesha dhe për këtë arsye caktova dhe termin përmes mjekut amë. U vaksinova sepse kam besim të plotë në vaksinat. Besoj se nëse infektohem tani më lehtë do të arrij të shërohem”, thotë Llapovski.
Besarti, 20-vjeçar të enjten e ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se për më shumë se 6 muaj ka pasur shumë dilema rreh sigurisë së vaksinave, pasi, siç thotë, sapo hap rrjetet sociale gjithandej bombardohet me informacione që e kanë dekurajuar për t’u vaksinuar.
Vaksina, kusht për të shkuar në punë
Megjithatë, ai thotë se ka vendosur të vaksinohet për t’iu shmangur problemeve në kufi gjatë udhëtimeve jashtë Maqedonisë së Veriut që ia imponon natyra e punës që bën.
“Kufijtë janë mbyllur dhe s’kam llogari që çdo javë të bëj testin që dëshmon se s’jam i infektuar. Punoj si automekanik në një punëtori dhe shpesh duhet të dal jashtë kufirit për t’u furnizuar me pjesë”, tregon Besarti.
Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, më pak se 40 për qind e qytetarëve të vendit janë vaksinuar me dy doza kundër COVID-19, gjegjësisht deri më 2 dhjetor të këtij viti, 828 mijë e 770 qytetarë janë imunizuar me të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19.
Misioni i mjekëve amë – t’i bindin pacientët e tyre të vaksinohen
Ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se mjekët amë do të shpërblehen me nga 30 denarë (50 centë) për pacient nëse arrijnë t’i vaksinojnë mbi 70 për qind të pacientëve të tyre.
Ky vendim u mor pas rënies së interesimit për vaksinim që vlerësohet si vendimtar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Kompensimi financiar do t’iu jepet në fillim të verës, apo në fund të pranverës në bazë të rezultateve të arritura. Numri më i madh i pacientëve që i ka një mjek amë është rreth 2,500 e mesatarja është dikur rreth 1,000. Kështu që nuk është ajo shumë, e cila duhet të neglizhohet”, ka sqaruar për mediat (të mërkurën 1 dhjetor) ministri Venko Filipçe.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind