Zhvillim
Maqedonia, destinacion atraktiv për investime të huaja
Maqedonia renditet vendin e 29-të me një rezultat të përgjithshëm prej 1.05. Vitin e kaluar ajo ishte e 34-ta në këtë listë
Ku është më së miri për të investuar në botë? Kësaj pyetje, autori Daniel Altman në edicionin e revistës “Foreign Policy” ka bërë përpjekje që t’i gjej përgjigje duke analizuar rreziqet financiare dhe gjeopolitike .
Profesori i ekonomisë në Shkollën e Biznesit “Stern” në Universitetin e York-ut , për të dytin vit me radhë ka paraqitur indeksin në fjalë duke u bazuar në tetë faktorë : rritja ekonomike , stabiliteti financiar, siguria fizike , korrupsioni , shpronësimi, kontrolli i kapitalit dhe diferenca e kursit të këmbimit valutor. Altman ka berë një vlerësim –se cili nga faktorët në fjalë reflektojnë në investimet e jashtme.
Vendin e parë të indeksit në bazë të rentabilitetit e ka zënë Botswana, e vlerësuar në bazë kapitalit të rritjes. Në fund të listës është Venezuela me 0.63 .
Në 12 muajt e fundit, thotë Altmann ka një ndryshim në hartën globale të investimeve . Thotë se disa ekonomi janë rimëkëmbur sidomos në Evropë , ndërsa vendet e tjera kanë qenë të përfshirë në konflikte . Sipas tij , disa prej tyre i kanë përmirësuar institucionet ekonomike si Greqia , Maqedonia dhe Turqia, sipas të cilit e është regjistruar mbrojtje të veçantë ligjore për investitorët .
Maqedonia renditet vendin e 29-të me një rezultat të përgjithshëm prej 1.05 .
Vitin e kaluar Maqedonia ishte në vendin e 34-t . Nga vendet fqinje, Bullgaria në vendin e 28 -të me 1.05 për Shqipëria e 53 -ta me 0.99, Serbia e 55-ta me 0.99 , Bosnjë e Hercegovina e 82-ta me 0.94 dhe Greqia me 101-ta me 0.89 .
SHBA renditet vendin e 26 me 1.05 .
Indeksi i revistës “Foreign Policy” është i bazuar në të dhënat nga raportet e shumta : “Doing Business”, një raport i Bankës Botërore , vlerësimin nga “Standard & Poor” etj.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?