Maqedonia

Maqedonia bëhet atraktive për turistët

Numri i turistëve që qëndrojnë në Maqedoni u rrit me 16.7%, në 818.594, në nëntë muajt e parë të vitit 2017, deklaroi Zyra statistikore e vendit, raportojnë mediat në Shkup.
Numri i turistëve vendës shënoi gjithashtu një rritje me 6.9% nga viti në vit (në 309.056 turistë) në periudhën janar-shtator, ndërsa numri i vizitorëve ndërkombëtarë u rrit me 23.7%, në 509.538, përcjell albinfo.ch.
Sipas deklaratës së Zyrës së statistikave, është rritur ndjeshëm me 12.4% nga viti në vit edhe shuma e shpenzuar nga turistët në Maqedoni, duke arritur në 2.39 milionë euro.
Vetëm në shtator, numri i përgjithshëm i turistëve që qëndronin në Maqedoni u rrit në 23.9% nga viti në vit, në 104.120, ku 78.720 prej tyre vijnë nga jashtë.
Nga numri i përgjithshëm i turistëve të huaj, të cilët vizituan Maqedoninë në shtator, 20.6% erdhën nga Turqia.