Maqedonia

Maqedoni: Tri viktima dhe 38 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë informoi se në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 16 pacientë të shëruar, 1 nga Shkupi, 1 nga Kumanova, 4 nga Prilepi, 9 nga Velesi dhe 1 nga Manastiri.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 3 pacientë.

Gjatë 24 orëve janë regjistruar 38 raste të reja me Covid-19, nga gjithsej 560 teste të realizuara.

Sipas qyteteve ku janë regjistruar rastet e reja janë: Shkup 24, Kumanovë 4, Shtip 4, Tetovë 3, Negotin 2 dhe Manastir 1. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni me Covid-19 shkon në 2077, numri i të shëruarve ka arritur në 1489, ndërsa 122 persona kanë humbur jetën ./albinfo.ch