Maqedonia
Maqedoni: Shqiptarët i besojnë Qeverisë më shumë se maqedonasit
Në anketë lexohet qartë se përkrahja e shqiptarëve për qeverinë është shumë më e lartë se te maqedonasit, por si total – është disi dekurajues fakti se sado që të ulet rejtingu i pushtetit, opozita nuk po ia del të ngritet. Në anketën e fundit të QMBN-së, maqedonasit më shpesh e kanë zgjedhur përgjigjen “zgjedhje të parakohshme parlamentare” (42.4%), ndërsa shqiptarët më shumë besojnë se Qeveria ka fuqi të vazhdon dhe të ballafaqohet me krizën (47%)
Tetë muaj pas formimit të Qeverisë, sondazhet e opinionit publik tregojnë indikacione serioze të pakënaqësisë, gjegjësisht 75% e qytetarëve janë të mendimit se Maqedonia e Veriut është shtet që funksionon në krizë politike.
Anketa “Besimi në Qeverinë dhe zgjedhjet lokale” e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, të cila e zbatoi “M-Prospekt”, tregon se rreth tre të katërtat e qytetarëve mendojnë se vendi është në krizë politike, shkruan Koha.mk, përcjell Albinfo.ch.
Simpatizantët e VMRO-DPMNE-së (87.6%) dhe të papërcaktuarit (78.6%) janë në numër më të madh mes tyre. Të pyetur se cila është zgjidhja për tejkalimin e krizës politike, një numër i madh të qytetarëve, përkatësisht 36% thanë se dalja nga kjo situatë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, rreth një e katërta besojnë se Qeveria ka fuqi të vazhdon dhe të ballafaqohet me krizën, derisa për 15.7% të qytetarëve, zgjidhja është formimi i një koalicioni të zgjeruar mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











