Lajme
Maqedoni: Regjistrimi i diasporës me ritme të ngadalta
Partitë opozitare maqedonase pretendojnë se me përfshirjen në regjistrim të diasporës do të ndryshohet përbërja etnike e popullatës, në favor të shqiptarëve
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut do të realizohet në shtator, por deri atëherë do të vazhdojë regjistrimi i diasporës apo i shtetasve që jetojnë jashtë kufijve shtetëror.
Por, sipas zëvendësdrejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës, Ilmi Selami, ky proces po realizohet me ritme të ngadalta që kur u mor vendimi për shtyrjen e regjistrimit për në shtator.
Ky procesi ishte paraparë të realizohej në muajin prill të këtij viti, por për shkak të pandemisë, partitë vendosën shtyrjen e tij, por jo edhe regjistrimin e diasporës, që do të vazhdojë deri në regjistrimin e popullsisë brenda territorit të shtetit në shtator.
Regjistrimi i diasporës nisi me një fushatë të fuqishme vetëdijesuese që përfshiu edhe liderët e Shqipërisë dhe në veçanti të Kosovës, të cilët bënë thirrje për regjistrimin e çdo shqiptari që është shtetas i Maqedonisë së Veriut që jeton jashtë kufijve të saj.
Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Ilmi Selami thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani janë regjistruar rreth 190 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit, ndërsa pritjet janë që ky numër të arrij deri në 350 mijë.
“Procesi i regjistrimit mbahet gjallë dhe shpresojmë se deri në fund do të regjistrohen të gjithë pjesëtarët e diasporës. Tani kemi një proces të ngadalësuar, ndoshta është edhe normale sepse afati i zgjatur i mundësisë për t’u regjistruar i ka dhënë mundësinë njerëzve që të ndihen më të lirë dhe regjistrimin ta bëjnë në një afat më të gjatë. Nuk është ajo tempo që ishte në fillim”, thotë Selami, përcjell Albinfo.ch.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të drejtat e tyre i realizojnë në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, që ishte arritur pas luftës së vitit 2001.
Me ndryshimet kushtetuese, të drejtat e tyre janë rregulluar në bazë të përqindjes së tyre në shtet. Përveç maqedonishtes, gjuhë zyrtare në këtë vend është edhe gjuha të cilën e flasin mbi 20 për qind të popullatës jomaqedonase, që i bie të jetë gjuha shqipe edhe pse nuk përmendet si e tillë. Në bazë të këtij formulimi kushtetues, shqiptarëve u sigurohet edhe të drejtat e tjera kombëtare, si përfaqësimi adekuat në institucione, përdorimi i simboleve kombëtare, gjuhësore e kulturore.
Regjistrim i fundit është mbajtur në vitin 2002 dhe shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka 25.17 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë 2 milionëshe.
Por, partitë shqiptare në vazhdimësi kanë pretendime se numri i shqiptarëve është i lartë.
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në një tribunë të partisë së tij, Lidhjes Social Demokrate në qytetin e Dibrës, ka thënë se regjistrimi duhet të mbahet dhe se ai nuk brengoset për atë se çfarë përbërje etnike do të ketë Maqedonia e Veriut.
“Në shtator pres që më në fund të realizojmë regjistrimin e popullsisë. Aspak nuk e kam dert se sa do të jenë maqedonas, shqiptarë, turq, romë apo vlleh. Të gjithë janë populli im. Qytetarë të barabartë të këtij shteti. Regjistrimi bëhet për popullin”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.
Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Ilmi Selami gjithashtu beson se regjistrimi do të mbahet për shumë arsyeje jo vetëm për atë që ka të bëjë me përbërjen etnike të popullatës, por dhe për ato që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit.
“Të gjitha arsyet janë shterur për ndonjë shtyrje të re apo mosmbajtje të regjistrimit. Ne jemi të sigurt se regjistrimi do të mbahet nga pesë deri 30 shtator, sikur i popullatës rezidente ashtu edhe mërgatës. Pra, presim që në shtator të mbyllim me sukses këtë proces”, thotë Selami.
Partitë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE dhe “E Majta” thonë se janë kundër metodologjisë së paraparë, e cila sipas tyre “do jetë në dëm të interesave kombëtare”, meqë këto parti pretendojnë se me përfshirjen në regjistrim të diasporës do të ndryshohet përbërja etnike e popullatës, në favor të shqiptarëve.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit